Studentet e Shkodrës përshkallëzojnë protestën, mbyllin administratën brenda, bllokojnë 3 fakultete

Hënë, 04 February 2019 09:23

Edhe pas vendimit të Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i cili me anë të një vendimi kishte vendosur që sot të zhvillohej mësim, studentet kane pershkallezuar protesten.

Mengjesin e sotem protestuesit kane mbyllur brenda administraten dhe kane bllokuar hyrjet e tre fakulteteve per te mos lejuar zhvillimin e mesimit.

“Ne kemi vendosur te pershkallezojme situaten, bllokuam administraten brenda, dhe tre fakultete, godinen e  Juridikut, te Shkencave te Edukimit dhe te Gjuhe Letersise”- thote nje nga studentet, duke shtuar se nuk do te behet mesim deri ne plotesimin e kerkesave.

shkoder

Ata në shenjë proteste vendosën të bllokojnë me karrige derën hyrëse të universitetit duke mos lejuar që të zhvillohet procesi mësimor.
shkoder1

Studentët e Shkodrës janë shprehur të vendosur për të vijuar bojkotin e mësimit duke përçuar mesazhin se nuk janë dakord me “Paktin për Universitetin”.

 

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 10:26
Login to post comments