10 arsye pse duhet shkarkuar Donika Prela!

Hënë, 04 February 2019 13:22

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të përballet të Martën me një provë të rëndësishme të integritetit të tij. Ky institucion pritet të japë vendimin nëse drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, duhet të vijojë detyrën apo karriera e saj të ndërpritet. Komisioni i Vetingut e ka shtyrë dy herë seancën për vendimmarrjen e tij, duke shënuar rastin unikal në praktikën e deritanishme të këtij institucioni.

“Boldnews.al” e ka ndjekur me interes procesin e Vetingut të prokurores Prela, nisur nga rëndësia e pozicionit të saj. Në analizë të fakteve të publikuara në mënyrë periodike, “BN” ka identifikuar të paktën 10 arsye, për të cilat Donika Prela duhet të shkarkohet.

  1. 1. Donika Prela ka blerë në vitin 2007 një apartament me vlerë 32 mijë euro. Për blerjen e këtij apartamenti ajo deklaron se ka shpenzuar 1 milionë lekë të reja kursime dhe një hua 15 mijë euro, të cilën nuk e justifikon me asnjë dokument zyrtar. Gjithësesi, duke mbledhur këto shuma, vlera e tyre nuk është e mjaftueshme për blerjen e këtij apartamenti. Donika Prela nuk arrin të justifikojë rreth 8 mijë euro për blerjen e këtij apartamenti (kliko këtu).
  2. 2. Donika Prela dhe bashkëshorti i saj, Vangjel Prela, blejnë në vitin 2013 një sipërfaqe 1000 m2 tokë në Petrelë, Tiranë, me vlerë 350.000 lekë (350 lekë/m2). Kjo vlerë është anomalisht e ulët. Çmimi i referencës për shitjen e tokave në këtë zonë, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2013, është 3560 lekë/m2, pra, 10 herë më e lartë se sa çmimi që ka shpenzuar familja Prela për blerjen e tij. ILDKPKI e ka konsideruar problem këtë blerje, ndërsa Komisioni i Vetingut u shpreh me “gjysëm zëri” se blerja është e rregullt (kliko këtu)
  3. 3. Në Shkurt të vitit 2014, familja Prela blejnë një apartament në Plazh, Durrës, me vlerë 1.4 milionë lekë, rreth 3 herë më lirë se sa çmimi që kanë paguar banorët e tjerë, të cilët kanë blerë në të një njëjtën periudhë dhe në të njëjtën godinë me Donika Prelën.

Rreth 10 muaj më pas, në Dhjetor 2014, familja Prela e shet këtë apartament, me vlerë 4 milionë lekë. Pra, duke fituar brenda 10 muajve një shumë prej 2.6 milionë lekë të reja (kliko këtu).

  1. 4. Në vitin 2018, familja Prela blejnë një apartament me sipërfaqe 135 m/2, me vlerë 110 mijë euro (840 euro/m2) në rr. Tefta Tashko, në Tiranë. Çmimi i blerjes është anomalisht i ulët. Çmimet në atë zonë, madje në të njëjtin pallat, variojnë 1200-1400 euro/m2. Pra, Donika Prela ka blerë apartamentin me vlerë 50.000-70.000 euro më lirë se banorët e tjerë. (kliko këtu).
  2. 5. Donika Prela e ka blerë apartamentin 110 mijë euro në pallatin e ndërtuar nga kompania “Lim-em”, administratori i të cilës është subjekt i një hetimi që po kryen Prokuroria për Krime të Rënda e drejtuar nga Donika Prela. Për më tepër, ky hetim ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, pikërisht në kohën kur kjo strukturë drejtohej po nga Donika Prela (kliko këtu).
  3. 6. Bashkëshorti i Donika Prelës rezulton që nuk ka paguar, të paktën për 3 vjet e gjysëm, taksat mbi të ardhurat. Pra, ai nuk ka burime të ligjshme për të justifikuar këto të ardhura, të cilat, në pjesën më të madhe kanë shërbyer për rritjen e pasurive të familjes Prela. Ky fakt u konsiderua shumë i dyshimtë edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Theo Jacobs (kliko këtu).
  4. 7. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Korçës, Elsion Sadiku, për faktin se bashkëshortja e tij nuk justifikonte me dokumenta zyrtarë një shumë prej 7500 euro. Ajo kishte punuar me pagë minimale, ndërkohë që kishte siguruar të ardhura më të larta, për të cilat nuk kishte paguar detyrimet fiskale të plota. I njëjti rast është edhe ai i bashkëshortit të Donika Prelës, i cili pretendon se ka qenë i punësuar tek një kompani private, por nuk ka asgjë gjurmë në dokumentat shtetërorë për të paktën 3 vite e gjysëm. (kliko këtu).
  1. 8. Donika Prela dyshohet se ka qenë pjesë aktive e lirimit të Astrit Avdylit, një prej drejtuesve të bandës së Shijakut, i arrestuar në janar 2018 për “armëmbajtje pa leje”. Për të verifikuar këtë dyshim, vëzhguesi ndërkombëtar që po ndjek vetingun e Prelës, Theo Jacobs, ishte në fundjavën e kaluar në Durrës. (kliko këtu).
  2. 9. Donika Prela dyshohet se ka qenë pjesë aktive e zbutjes së akuzave të një personi, të akuzuar për “trafik narkotikësh” në sasinë 1.7 ton kanabis. Pasi Donika Prela merr drejtimin e Krimeve të Rënda, ndaj atij personi ndryshon akuza-nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi” (kliko këtu).
  3. 10. Nën drejtimin e Donika Prelës, Prokuroria për Krime të Rënda u përfshi në një kaos të paprecedent. Shkak u bë keqmenaxhimi që drejtuesja Prela i bëri caktimit të prokurorëve të dosjes “Shullazi”. Për këtë situatë të rëndë, vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs ka hartuar një raport, të cilin ia vuri në dispozicion Komisionit të Vetingut në ditën që u zhvillua seanca dëgjimore ndaj Donika Prelës.

Por, të gjithë këto arsyet e mësipërme mund të rrëzohen vetëm me një “armë të fortë” që ka në dorë Donika Prela, shërbimin e përulur që i ka bërë pushtetit dhe njerëzve të fuqishëm të maxhorancës socialiste.

Kjo “arsye madhore”, e cila mund të jetë e mjaftueshme për t’i dhënë një dorë Donika Prelës për të vijuar karrierën e saj, përbëhet nga disa elementë:

– Donika Prela konsiderohet si “prokurore e mbrojtur nga Gramoz Ruçi”. Në vitin 2012, Prela ka liruar djalin e kryeparlamentarit, Ledion Ruçi, i arrestuar në atë kohë për mbajtje të lëndëve narkotike (kliko këtu)

– Donika Prela ndihmoi ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të shpëtonte nga “sikletet” me vëllain e tij, Agron (Geron) Xhafaj, të akuzuar publikisht si të përfshirë në narko-trafik. Prokuroria për Krime të Rënda, e drejtuar nga Prela, zgjodhi që të penalizonte denoncuesit e këtij rasti flagrant dhe të mos kryentë asnjë hetim për Agron (Geron) Xhafaj. (kliko këtu)

– Donika Prela, në cilësinë e drejtueses së Krimeve të Rënda, konsiderohet si një prej personave kyç që po bllokon avancimin e dosjes “339”, në të cilën rezulton se janë të përfshirë zyrtarë të nivelit shumë të lartë të qeverisë dhe maxhorancës socialiste. (kliko këtu)

Për të ndihmuar Donika Prelën, maxhoranca socialiste ka vënë në lëvizje të paktën dy prej tre anëtarëve të trupës gjykuese të Vetingut të saj, ish-jurist të aparatit të Kryeministrit. Valbona Sanxhaktari, ish-juriste në Kryeministri, dyshohet se ka zhvilluar së fundmi disa takime të drejtëpërdrejta me Donika Prelën në zyrën e kësaj të fundit.

Anëtari tjetër i trupës gjykuese, Olsi Komici, ish.zv.drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-t, ka qenë më parë pjesë e Task-Forcës për verifikimin e titujve të pronësisë në bregdetin e Vlorës. Kjo Task-Force drejtohej nga Alket Hyseni, sot deputet dhe pjesë e një hetimi që po zhvillohet tek Krimet e Rënda. Alket Hyseni, një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Edi Rama, është nën hetim, pas kallëzimit të një familjeje vlonjate, e cila e akuzon se i ka marrë pronën në mënyrë abuzive. (kliko këtu)

Pas kësaj panorame të gjerë, tashmë “topi” është në fushën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili, pas dy shtyrjesh, pritet të shpallë të Martën paradite vendimin për vetingun e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...