A duhen vendosur apo jo çmime të reja për stomatologët ?

Hënë, 04 February 2019 21:17

Nga Klarisa Rexhvelaj

"Urdhri i Stomatologut" ka propozuar prej kohësh disa çmime dysheme për shërbimet dentare . Çmimet e vendosura rezultojnë të jenë më të larta se aktualet duke ngritur shumë polemika e diskutime dhe logjikisht shtrohet pyetja:"A duhet vendosur apo jo?"

Shqipëria është një vend i vogël , i varfër , me rroga minimale dhe kjo bën që të këtë një pakënaqësi popullore ndaj rritjes së çmimit për çdo lloj shërbimi . Gjithashtu jemi një vend i cili nuk ka kulturë të higjenës dentare dhe tek dentisti shkojmë vetëm në gradën e fundit të dhimbjes ose për restaurime masive e të kushtueshme.

Si studente stomatologjie që shumë shpejt do të futet në tregun e punës e shikoj këtë temë me një sy tejet pozitiv.Kjo nuk ndodh për shkak të rritjes së fitimit, pasi do ta humbisnim totalisht të drejtën e të qenurit mjek nëse do mendonim në mënyre kaq egoiste .

Pozitiviteti ndaj kësaj teme qendron në këndvështrimin e rritjes së cilesisë dhe motivimit për të punuar me mirë .
Me rritjen e cmimit detyrimisht duhet të rritet dhe cilesia e materjaleve te perdorura dhe garancia e punimit.

Mjeku stomatolog do te ndihet më i motivuar për të punuar më mirë,më me kujdes dhe me materiale më cilesore, për t'i ofruar pacientit një garanci për shërbimin në një kohë më të gjatë ndër vite.

Pacienti i gjendur përpara kësaj situate ndergjegjsohet për rëndësinë e higjenes orale dhe ta kthej në zakon jetik kontrollin perjodik të dhëmbëve.

Në ditët e sotme mjek stomatolog kanë çmime sipas deshirës së tyre pasi kanë eksperiecë, kushte pune më të mira dhe kualifikime . Pacienti është ai që vendos se ku dëshiron të kurohet.

Gjithashtu me rritjen e çmimeve duhet të vij dhe rritet dhe llogaridhënia e mjekut dhe kontrollet periodike për të garantuar cilësi e punimeve dhe shëndetin e pacientit që na beson.

E thënë teorikisht tingëllon shumë bukur ,por nga e thena në të bërë, vendi ynë lë shumë për të dëshiruar.

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 21:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...