Shkarkohet Drejtoresha e Zyrës së Arsimit në Tiranë

Tuesday, 05 February 2019 19:08

Drejtoresha e Zyrës e Arsimit në Tiranë u shkarkua nga detyra pas denoncimit të emisionit “Stop” ndaj gjimnazin jopublik “Skënderbej” që jepte diploma ndonëse ishte mbyllur në vitin 2016.

Vendimi për të shkarkuar Arjola Byzykan ka ardhur pas transmetimit të skandalit në programin investigativ “Stop”.
Vet drejtoresha, në një prononcim për “Stop”, ishte shprehur se ky gjimnaz është i mbyllur prej dy vitesh me urdhër të Ministrisë së Arsimit, por pronari kishte një licencë aktive për një shkollë profesionale dhe ka mashtruar qytetarët. Kanë qenë këta të fundit që ngritën shqetësimin e tyre pranë redaksisë së “Stop” dhe njëkohësisht kishin vendosur në dijeni Drejtorinë Arsimore të Tiranës.

Ata ishin njohur me vendimin për mbylljen e gjimnazit vetëm në Dhjetor të vitit 2018 dhe tani refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar. Por, shkolla refuzonte që t’i pajiste me vërtetimin e notave fëmijët e tyre në mënyrë që t’i çonin në një shkollë tjetër. Pavarësisht se ishte e mbyllur prej dy vitesh, shkolla “Skënderbej” në Tiranë jepte diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit. Për këtë abuzim, sot u shkarkua nga detyra drejtoresha e DAR Tiranë, Arjola Byzyka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...