Linja gjermane 'low cost' do të vinte në Shqipëri, por…Falimenton!

E mërkurë, 06 February 2019 09:18

Lajme jo të mira për shqiptarët, të cilët njoftimin e vjeshtës së kaluar për hyrjen në treg të një tjetër linje ajrore low-cost, e pritën me entuziazëm. Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë ajrore me bazë në Berlin, “Germania”, e cila sipas mediave vendase, ka paraqitur kërkesën për falimentim. Kompania gjithashtu ka njoftuar se ka anuluar të gjitha fluturimet.

Në tetor të vitit të shkuar, u mësua se Germania do të hynte në tregun shqiptar. Lajmi u bë i ditur asokohe për “Monitor” nga Dr. Rolf Castro-Vasquez, drejtor ekzekutiv (CEO) i Tirana International Airport. “Ata kanë interes për të fluturuar në disa rrugë drejt Gjermanisë”, pohoi ai. ‘Germania’ ka hyrë ndërkohë prej thuajse dy vitesh në tregun e Kosovës, ku operon drejt destinacioneve të Parisit dhe Kopenhagenit.

 

Në faqen e internetit të kompanisë nuk u publikuan destinacionet dhe tarifat e fluturimeve drejt Tiranës, ndërsa pak ditë më vonë, linja ajrore me bazë në Zvicër Germania Flug bëri me dije se do nisë fluturimet nga Zyrihu në Tiranë verën e 2019.

“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur me sukses të kompletojmë përpjekjet tona financiare për të arritur likuiditetin e nevojshëm në afat të shkurtër kohor”, ka thënë drejtori i “Germanias”, Karsten Balke, në njoftimin e dhënë për shtyp.“Me shumë keqardhje, si pasojë, nuk kemi pasur zgjedhje tjetër, veçse të kërkojmë falimentimin”.

 

“Germania” ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për falimentim në Berlin të hënën në mbrëmje dhe të gjitha fluturimet janë anuluar menjëherë.

Por, bëhet e ditur se nga ky falimentim, nuk janë prekur “Swiss Germania Flug” dhe “Bulgarian Eagle”. Fluturimet me  “Swiss Germania Flug” nga Zvicra drejt Prishtinës, Shkupit dhe Ohrit vlejnë sipas orarit të parashikuar por ende nuk ka asnjë njoftim për planet e kësaj vere për të nisur fluturimet me Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...