Sandër Lleshaj do të thirret prap në Parlament për fshehjen e përdhunimit në Kavajë

E mërkurë, 06 February 2019 15:02

Një përplasje e fortë ka ndodhur para pak minutash në Komisionin e Edukimit ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj lidhur me skandalin e fshehjes nga Policia të abuzimit me të miturën në Kavajë. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, ka deklaruar se për këtë çështje, Lleshaj do të thirret në një seancë tjetër dëgjimore, të posaçme.

Ministri Lleshaj nga ana e tij tha se arrestimi i abuzuesve të nxënëses 14-vjeçare ishte bërë para se ky fakt të bëhej publik, por u kundërshtua nga ish-ministri Flamur Noka, i cili e theksoi se arrestimi i tyre u bë vetëm pasi e denoncoi publikisht ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndiqni debatin dhe videon:
Vokshi: Ministri i Brendshëm e pranoi vetë se ngajrja kishte ndodhur ; nuk ishin informuar ; e kishte quajtur publicitet pavarësisht se ishte krim monstruoz. E pranoi vetë se e kishte fshehur. Se me çfarë tagri ministri e pranon se kush është publicitet dhe kush nuk është...E ka detyrim policia të informojë publikun. E pranoi vetë.
Ministri Lleshaj: Zonja Vokshi, mos i shtrembëroni ato që thashë.
Vokshi: Ju, unë nuk e kam zakon të shtrembëroj fjalët. S’e kam zakon.
Ministri Lleshaj: Ju thashë një fakt që ka rëndësi të madhe. Personat në fjalë janë ndaluar nga Policia përpara se shefi juaj ta bënte publike.
Vokshi: A është fshehur ngjarja?
Ministri Lleshaj: Jo!
Vokshi: Po pse nuk e keni lëshuar në komunikatë?!
Ministri Lleshaj: Është referuar në prokurori.
Vokshi: Jo! Në komunikatër zyrtare!
Noka: Ish-kryeministri Berisha ka një datë kur e ka bërë denoncimin publik. Na tregoni ju qoftë dhe një dokument që Policia e shtetit ka ndërhyrë para kësaj date!/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...