Ish-drejtori i KESH emërohet në krye të AKU-së

E mërkurë, 06 February 2019 17:03

Ish-drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, e drejtuar nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Po sot, qeveria ka vendosur të shkarkojë nga detyra, Agim Ismailin si drejtor i AKU-së, duke e zëvendësuar kështu me Hetojën. Vendimi ka hyrë në fuqi sapo është miratuar.

Login to post comments