Vendimi për shoferin që iu bë atentat, u dënua vetëm për mungesën e patentës (I PLOTË)

E mërkurë, 06 February 2019 22:37

Zbardhet vendimi i plotë i gjykatës për Edmond Kollarin, shoferin e ekskavatorit që punonte në landfillin ku gjeti vdekjen Ardit Gjoklaj.

Kollari është dënuar vetëm për mungesën e lejës së drejtimit, ndërkohë që u shpall i pafajshëm për vrasjen e Gjoklajt, edhe pse prokuroria kërkoi dënimin e tij. (Lexo ArditGjoklajVendimi_Nr_1170)

Nga detajet e vendimit 27 faqësh, të prillit të vitit të kaluar shihet se Kollari nuk kishte kontratë pune me kompaninë dhe ajo që bie në sy është edhe se ka dhënë dëshmi të ndryshme.

Ditën e djeshme Kollari u gjend në një breshëri plumbash, duke sinjalizuar orët e para të mëngjesit policinë shqiptare./Hashtag.al

Login to post comments