Mblidhet Asambleja e pedagogeve: Mbështesim studentët, protesta të vazhdojë deri në fund të javës

E mërkurë, 06 February 2019 19:39

Asambleja e personelit akademit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka dalë me një vendim lidhur me situatën në universitete pas protestës studentore. Pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve si dhe kërkojnë vijimin e protestës deri në fund të javës.

Asambleja morri katër vendime pas përfundimit të mbledhjes të thirrur nga dekani:

të rikonfirmojnë mbështetjen për kërkesat e drejta të studentëve dhe të garantojnë angazhimin e tyre për përmbushjen e detyrimeve të programeve mësimore;
të shpallin protestë në mjediset e fakultetit deri në fund të kësaj jave dhe, nëse do të jetë e nevojshme edhe ne vijim, një ditë në javë, deri në plotësimin nga ana e qeverisë të kërkesave të asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës: për rishikimin thelbësor të Ligjit për Arsimin e Lartë, shfuqizimin e VKM-ve Nr. 777, Nr. 781, Nr. 783; si dhe te Urdhrave Nr. 183, Nr. 184, Nr. 185 të datës 26 dhjetor 2018, te cilat bien ne kundërshtim me autonominë universitare dhe liritë akademike;
të krijohen grupe pune për vazhdimësinë e reagimit në FHF, koordinimin me asambletë e fakulteteve të UT-së dhe atyre të IAL-ve të tjera publike, me institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare, me synim ndërgjegjësimin e opinionit për të drejtat e studentëve dhe të stafeve akademike, si dhe për detyrimet që ka qeveria shqiptare për respektimin e tyre, përmes miratimit te akteve ligjore dhe nënligjore të konsultuara paraprakisht me IAL-të publike dhe aktorët e tjerë, si dhe duke siguruar mbështetjen financiare të nevojshme;
të organizojnë debate mbi problemet e krijuara në IAL-te publike në Shqipëri, të cilat do t’u bëhen të ditura gjithë aktorëve të interesuar për zgjidhjen e tyre, me qëllim garantimin e arsimit publik cilësor ne Republikën e Shqipërisë.

Login to post comments