Sokolaj: Në sistemin e burgjeve ka tendera që nëse hetohet do të ketë të tjera arrestime

E mërkurë, 06 February 2019 22:26

Gazetari dhe redaktori i lajmeve në Ora News Trazhgim Sokolaj, ka deklaruar se në sistemin e burgjeve ka të tjera tendera, që nëse Prokuroria heton do të pasohet me arrestime.

Sokolaj: Ka dhe tendera të tjerë për të cilat nëse prokuroria investohet sic është investuar në rastin konkret mund të ketë arrestime. Janë një sërë tenderash. Në përgjithësi zyrtarët pjesa më flagrante e veprave që kanë kryer ka të bëjë me sistemin e kamerave në burgje. Vetë kryeministri e ka shprehur disa herë me shqetësim faktin se nga burgjet shqiptare persona të dënuar japin urdhra për vepra penale që vazhdojnë të ndodhin jashtë, për ata që njihen si ushtarë të këtyre bosëve që janë brenda në burgje. Sistemi i burgjeve ka probleme serioze. Ka tendera të tjera në atë sistem që po të hetohen do të pasohen me arrestime.

Login to post comments