“Air Albania”, portali zviceran: Avionët u kthyen në Turqi, projekti ka…

E mërkurë, 06 February 2019 21:50

Avionët e siguruar nga Turkish Airlines për projektin e inicuar me shumë bujë nga qeveria Rama janë rikthyer në Turqi.

Lajmi jepet nga portal zviceran “CH Aviation”, i specializuar për zhvillimet në industrinë e Aviacionit.

Në artikull thuhet se projekti është lënë në harresë, edhe pse në qershor të 2018 për krijimin e kompanisë u bashkuan 3 operatorë: Albcontrol, MDN Investment dhe Turkish Airlines.

Më pas Kryeministri Rama promovoi nismën, ndërsa drejt Turqisë u kryen disa fluturime me avionë të Air Albania, duke e cilësuar këtë si momentin kur kompania po testonte avionët.

Nuk dihet nëse ky projekt do të marrë realisht jetë dhe Air Albania do të mund të sigurojë lejet e nevojshme ndërkombëtare, por ajo që dihet është se afatet e deklaruara nga Rama dhe qeveria e tij nuk janë respektuar.

Login to post comments