Forcohet Dollari amerikan – Euro dhe Sterlina mbeten të pandryshuara

E Enjte, 07 February 2019 10:02

Ditën e enjte tregu i këmbimit valutor vendas është hapur me një forcim të dollarit amerikan kundrejt monedhës kombëtare, lekut. Valuta është rritur me plot 0.5 pikë nga një ditë më parë, për të mbërritur në kuotën e 109.3 lekëve.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme euro dhe paundi britanik nuk kanë regjistruar luhatje. Pas një humbje të thellë një ditë më parë (me 0.9 pikë), sterlina ka ndalur rënien ditën e sotme dhe fiksohet në kuotën e 140.8 lekëve.

E pandryshuar ka mbetur edhe valuta e eurozonës, e cila vijon të këmbehet për 124 lekë në blerje dhe 124.7 lekë në shitje.

Ndërsa, sa i takon valutave të tjera, franga zvicerane është rritur lehtë me 0.1 pikë, duke u ngjitur në kuotën e 108.9 lekëve. Leku vijon të zhvlerësojë dollarin australian, i cili është ulur minimalisht me 0.2 pikë, për të zbritur në kuotën e 77.3 lekëve.

Dollari kanadez nga ana tjetër nuk ka regjistruar luhatje dhe vijon të mbeten në të njëjtat vlera me ditën e mërkurë.

Login to post comments