Thellohet skandali me përdhunimin e të miturës shqiptare, donin ta përdornin si prostitutë

E Enjte, 07 February 2019 12:30

Dosja e prokurorisë në lidhje me përdhunimin e vajzës 13 vjeçare nga Kavaja ka thelluar edhe më tutje skandalin e madh që doli në publik javën e kaluar falë denoncimit të ish kryeministrit.

Rezulton se i dashuri i 13 vjeçares dhe miqtë e këtij të fundit, kishin bërë plan që ta shfrytëzonin atë si një prostitutë, që këta të fundit të mund të blinin me paratë e fituara videolojëra për interes të tyrin.

 

 

Gjithçka ka nisur nga i dashuri i 13 vjeçares, i cili i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie seksuale vajzës për ditëlindje. Miku i adoleshentit ka regjistruar gjithçka me video dhe ja ka shpërndarë kushërinjve të tij. Për thuajse dy muaj, e mitura 13 vjeçare është abuzuar nga një numër i madh adoleshentësh, përfshi dhe 7 të arrestuarit.

Më poshtë mund të lexoni të gjithë dosjen e prokurorisë:

Login to post comments