Presidenti i Republikës Ilir Meta gjatë qëndrimit në SHBA ka marrë pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.
Presidenti shkruan në Facebook se ishte në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.
“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington.
Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Presidenti i Republikës, Ilir Meta.