Si rrjedhojë e gjetjes së mbetjeve të Luftës së Dytë Botërore, të dala gjatë punimeve për mirëmbajtjen e shesheve të pushimit të aeromobilëve, aeroporti i Ciampinos në Itali është mbyllur për disa orë për të lejuar heqjen e tyre, konform parametrave të sigurisë.
Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur në një postim në Twitter se janë gjetur 3 bomba gjermane. Forcat xheniere janë angazhuar për heqjen e mjeteve shpërthyese me një peshë të përgjithshme 150 kilogramë.
Fluturimet e programuara, hyrjet dhe daljet në aeroport, në fashën orare kur është pezulluar aktiviteti mund të vonohen ose të devijohen në aeroportin e Fiumicinos.