Një pikë karburanti është grabitur gjatë natës në qendër të Novoselës, në Vlorë.
Dy persona ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar rojen e karburantit.
Ata kanë thyer xhamin e kabinës ku rrinte roja dhe i kanë marrë 35 mijë lekë.
Siç ka deklaruar roja, ata kanë qenë të armatosur pasi ka dëgjuar njërin ti thotë tjetrit: Nxirr pistoletën!
Policia e Vlorës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.