Më 8 shkurt 2018 nisi qendra e aktorëve dhe regjisorëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kjo është qëndresa më jetëgjatë deri tani në Shqipëri dhe aktori Neritan Liçaj thotë se protesta do të vazhdojë edhe sot në shenjë respekti për dinjitetin e të gjithë artistëve që janë ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar.
Neritan Licaj: "Është një protestë nga më civilet dhe intelektuale që është bërë. Është një ligj absurd që centralizon të gjithë pushtetin mbi artet në duart e ministrit të kulturës. Betejën ne e kemi fituar kjo është e pakët por e sigurtë. Teatri nuk preket"
Protestës që do nisë në orën 18:30 minuta pritet ti bashkohen dhe qytetarë të thjeshtë.