Shoqata e policëve: Sot drejtësia e kapur rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ekzekutoi Dritan Dajti

Premte, 08 February 2019 19:53

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, i cili ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dëshmon qartazi jo vetëm kapjen e sistemit nga Krimi, por mbi të gjitha provon lidhjet e forta të sistemit të drejtësisë me krimin e organizuar.
Odisea e pafund e kësaj çështjeje sa në dhomat e drejtësisë e paradhomat e pushtetit të krimit, bëri të mundur që autori i varsjes së katërfishtë të oficerëve të policisë në detyrë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm.
Ky vendim skandaloz ka tronditur gjithë opinionin publik shqiptar, por mbi të gjitha është një goditje shumë e rëndë që i jep organizatës së Policisë së Shtetit dhe gjithë punonjësve të saj, të cilët nga sot ndjehen më të kërcënuar, më të braktisur, më të demotivuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të tradhëtuar krejtësisht nga ata që duhet të garantonin jetën dhe aktivitetin e tyre.
Shoqata e “Punonjësve të Policisë në Lirim 2013” shpreh zemëratën më të thellë ndaj këtij vendimi, i cili rivrau 4 dëshmorët e Atdheut që ranë në krye të detyrës dhe ka hidhëruar zemrat e familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të tyre. Për fat të keq ky vendim dëshmon se krimi i organizuar është në partneritet me sistemi e drejtësisë dhe onturazhin e tij politik, të cilët tashmë provojnë se janë në ortakëri të plotë. Edhe pse realisht jetojmë në simbiozën më të frikshme të pushtetit me krimin, ne u shprehim kolegëve të ndershëm e të përkushtuar në detyrë në Policinë e Shtetit mbështetje tonë më të madhe dhe kemi bindjen se do të bëjnë më të mirën për të respektuar betimin e tyre në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike. Ne jemi të bindur se të gjithë së bashku do t’ ja dalim shumë shpejt të ndalim represionin e krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...