Meta: Institucionet kanë detyrim kushtetues të më përgjigjen

Saturday, 09 February 2019 20:59

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka komentuar ndryshimet në Ministrinë e Jashtme. I pyetur lidhur me kompetencat në diplomacinë shqiptare, pas delegimit të kompetencave nga Edi Rama si ministër i Jashtëm te Gent Cakaj, Presidenti Meta deklaroi se si kryetar i shtetit ia ka dhënë dekretin e ministrit të Jashtëm, Edi Ramës. Presidenti Meta tha se për marrëveshjet ndërkombëtare ai mund të autorizojë vetëm ministrin e Jashtëm Edi Rama.

Kreu i shtetit ka komentuar dhe çështjen e Unazës së Re dhe protestat e banorëve. Presidenti ka deklaruar se çështja e Unazës së Re ka nevojë për reflektim nga ana e institucioneve.

"Pёrsa i takon Unazёs sё re, nё mos gaboj, sot bёhen 100 ditё nga fillimi i protestave dhe unё si President, pa patur asnjё paragjykim pёr shkak tё problemit publik dhe protestave tё vazhdueshme tё transmetuara nga tё gjithё mediat, dhe tё kёrkesave tё qytetarёve, kam ushtruar pёrgjegjёsitё e mia, kam kёrkuar informacione nё mёnyrё tё vazhduar, nё mёnyrё tё pёrsёritur. Bazuar nё ligjet e shtetit pёr informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe nё Kushtetutёn e vendit, institucionet janё tё detyruar tё japin informacione dhe pёrgjigje Presidentit pёr çdo kёrkesё dhe pёr çdo shqetёsim, e nё fund fare kam qenё i detyruar tё mbaj njё qёndrim, pasi kam krijuar njё bindje, pёr tё cilёn jam shprehur publikisht dhe tё cilёs vazhdoj t’i qёndroj me bindje tё plotё: Shpikje tё tilla jashtё legjislacionit qё vendi ynё ka, jashtё rendit tonё juridik dhe kushtetues nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica. Ky ёshtё njё koncept qё nuk ka lidhje me shtetin e sё drejtёs, pёr mё tepёr qё jemi nё qendёr tё vёmendjes pёrsa i takon respektimit tё ligjit, pёrsa i takon rregullave tё opinionit publik, pёrsa i takon çёshtjeve tё konkurrencёs edhe nga partnerёt ndёrkombёtarё. Reflektimi ndaj kёsaj çёshtje mendoj se ёshtё nё interes tё publikut, ёshtё nё interes tё vet qeverisё edhe tё pёrmirёsimit tё perceptimit pёr seriozitetin qё kemi nё zbatimin e ligjit nё vend pёr tё ardhmen"

 

Modifikuar më Saturday, 09 February 2019 21:01
Login to post comments