Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në qytetin e Patosit ku disa persona u përfshin në një sherr masiv duke përdorur edhe thika në perleshje.
Mësohet se në përplasje e sipër, njëri prej tyre ka qëlluar me thikë një 46-vjeçar i identifikuar si Eduard Haxhiaj, i cili mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Por kur kanë kaluar pak orë nga plagosja, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit duke hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen. Lajmi është konfirmuar nga vetë policia.
“Policia zbardh ngjarjen ku u plagos me mjet prerës 46 vjeçari E.H.
Kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i plagosjes. Në vijim të ngjarjes së ndodhur sot në Patos ku mbeti i plagosur me mjet prerës shtetasi E.H, policia kapi dhe shoqëroi në Komisariatin e Policisë Fier autorin e dyshuar, shtetasin A.M, 45 vjeç, banues në Patos. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.