Futbollistët me logo bastesh sportive te “Selman Stermasi”, nën hetim administratori

Diel, 10 February 2019 09:44

Policia e Tiranës procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Nga ana e policisë së kryeqytetit nisi procedimi penal ndaj Gazmend Vogli, 30 vjeç, banues ne Krujë, administrator i ekipit të futbollit të Kastriotit në Superligë.

Kjo pasi gjatë së shtunës në stadiumin “Selman Stermasi” mes Kastriotit dhe Partizanit, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit ku ky shtetas është administrator, ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018, që ndalon këtë aktivitet.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Futbollit prezent në këtë ndeshje.

Ai akuzohet se ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë:

Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjec, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.

Në datën 09.02.2019 në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

Modifikuar më Diel, 10 February 2019 09:48
Login to post comments