Vrau kolegun në punë në Pukë, arrestohet autori i dyshuar

Diel, 10 February 2019 10:48

Lidhur me vrasjen e ndodhur këtë të premte, policia e Pukës bën me dije se është arrestuar autori i dyshuar. Në sajë të hetimeve intensive gjatë mbrëmjes së të shtunës, është vënë në pranga 25-vjeçari Enderis Dodaj, banues në Tiranë. Ai akuzohet për vrasjen e kolegut të tij Petrit Biba, 30 vjeç, gjatë mbrëmjes së 8 shkurtit. Dodaj dyshohet se ka qëlluar aksidentalisht Bibën, teksa luanin me pistoletë. Mësohet se viktima dhe i dyshuari, ishin punonjës në HEC-in e Vrithit në Pukë, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje. Fillimisht Petrit Biba, mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Login to post comments