Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë publik rastin e një pacienti nga Këlcyra i cili ishte me probleme zemre.
Sipas deputetit Shehu ky rast tregon se niveli e standardet e urgjencës mjekësore janë shumë larg atyre të domosdoshme.
Postimi i plotë
Niveli e standartet e urgjences mjekesore jane shume larg atyre te domosdoshme, vecanerisht po te kuptohet se dhe jashte Qendres se Tiranes “jetojne” njerrez:
Dje nje qytetar i nje fshati te Kelcyres reth ores 7 te mengjezit akuzoi dhimbje te forta gjoksi, per te cilat me mjetet e tij mbas reth tre oresh arriti ne spitalin e Gjirokastres.
U njoftova reth ores 12,30 dhe menjehere u impenjova per t’i siguruar nje ndihme mjekesore sa me te kualifikuar.
Reth ores 13,30 pacienti niset drejt QSUT ne Tirane me autoambulance.
Koleget e asaj qendre, me te cilet komunikova ne te gjitha hallkat, arriten qe reth ores 18 te realizonin aty proceduren hemodinamike e te vendosnin nje “unaze” ne nje koronare duke dilatuar edhe tjetren.
Por nderkaq infarkti ishte konsoliduar, pikerisht sepse koha e nderhyrjes ishte mbi limitet e duhura prej max 6 oresh nga simptomat dhe mungeses se protokolleve te perdorimit te trombolitikeve ne rrethe, kur kjo ndodh.
Urgjenca mjekesore nuk eshte thjesht nje ingranazh, por eshte nje mekanizem i tere kompleks, qe per te pasur suksesin e plote duhet te funksionoje saktesisht ne te gjithe vendin e hallkat e saj.
Fatkeqesisht sic tregoi edhe ky rast, per te cilin pati nje gadishmeri te plote te te gjithe kolegeve, gjendja e Urgjences sone eshte shume larg normave e kerkesave te kohes, vecanerisht kur behet fjale per qytetare jashte “unazes se Tiranes”.
Por Shqiperia nuk eshte vetem qender Tirana!