Abone me "mik", të rinjtë në Tiranë s'përfitojnë abone studenti

Hënë, 11 February 2019 08:00

Studentët thonë se e kanë të vështirë që çdo muaj të sigurojnë abonenë me 600 lekë, ndaj detyrohen që të paguajnë sa të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik 1600 lekë.

Studenti: Abonenë këtu e marrin vetëm personat që kanë miq. Shikoj në autobus njerëz tek të 40-at që kanë abone ndërsa unë si student rri me abonenë e përgjithshme.

Studentja: Asnjëherë nuk e kemi marrë abonenë e studentit, blejmë abone të përgjithshme si gjithë të tjerët.Nuk është në treg, vetëm në tregun e zi.Mund ta marrësh nëse ke ndonjë mik apo njohje.
Studentja: Autobusët e Kamzës por edhe të Tiranës së Re nuk e pranojnë abonenë e studentit.
Studentja: Zakonisht merret përmes mikut, nëse ke dikë që njeh atëherë mund ta marrësh abonenë.
Shqetësimi ngrihet edhe nga Qëndresa Qytetare. Në një raport të saj bëhet me dije se 80% e studentëve nuk përfitojnë abone për shkak të numrit të limituar që del në treg.
"13904 abone prodhohen çdo muaj për studentët e Tiranës. Kjo shifër plotëson vetëm 20% të numrit total të studentëve që kryejnë studimet në Tiranë".
Po ashtu bashkia nuk ka një procedurë ligjore për pajisjen e studentëve me abone. Në të tilla kushte operatorët i shpërndajnë ato nën dorë.
"Bashkia nuk ka një procedurë ligjore të saktë për shpërndarjen e aboneve. Mungesa e kësaj procedurë ligjore ka sjellë abuzim dhe as këta 13904 studentë nuk mund ta aksesojnë në mënyrë të drejtë blerjen e kësaj aboneje".
Aboneja nuk është i vetmi shërbim i munguar. Edhe pse është një detyrim ligjor, studentët nuk përfitojnë ende kartën e studentit.
Problematikat u ngritën edhe gjatë protestës 2 mujore por ende shqetësimet mbetën pa zgjidhje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...