Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë si autor i dyshuar i disa vjedhjeve në Peqin.
Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë, si bashkëpunëtorë në vjedhje.
"I.J., banues në Has, Kukës u arrestua në flagrancë pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vjedhur një ciklomotor në pronësi të shtetasit B.S.,"-raporton policia.
Nga hetimet e kryera dyshohet ata janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.
Në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohet se kanë kryer vjedhje në 3 banesa në Peqin, si dhe mjetin që përdorin për të lëvizur kur kryenin vjedhje rezultoi se këta shtetas e kanë vjedhur në Lushnje, mjet i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me ciklomotorin dhe disa sende të tjera.
"24 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje,"-raporton policia.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se i kanë kryer këto shtetas në bashkëpunim me njërin- tjetrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme