Policia greke sekuestroi një sasi prej rreth 77 kilogram drogë në kufirin me Shqipërinë.
Droga u zbulua brenda një mjeti që udhëtonte në aksin Kozan-Janinë.
Për pasojë një 48-vjeçar grek u vu në pranga.
Brenda automjetit u gjetën dhe sekuestruan 12 pako me 76 kg e 900 gram marijuanë, 1 pistoletë Browning me një kreher me 2 fishekë 22 mm, 2 celularë dhe 250 euro.