Drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, ka dalë sot para kamerave për të marrë meritat e një operacioni antidrogë, i cili në fakt është i gjithë falë punës së bërë nga policia italiane.
Me mentalitetin e ‘fasadave’ dhe propagandës së neveritshme, të cilën ajo e ka marrë nga Rama dhe mazhoranca e tij, Prela dha sot shown e radhës politik.
Si mundet ajo të dalë dhe të marrë meritat ndërkohë që asnjë prej çështje më të ndjeshme për shqiptarët nuk janë marrë në konsideratë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Të mos harrojmë se Donika Prela është arsyeja kryesore për situatën e paralizës që është krijuar te Krimet e Rënda. Nën drejtimin e Donika Prelës, Prokuroria për Krime të Rënda u përfshi në një kaos të paprecedent.
Kakofonia që ajo krijoi me caktimin e prokurorëve të dosjes “Shullazi” ishte e para. Dosja ‘Tahiri’ ishte një tjetër rast që tregon se ajo është totalisht në shërbim të mazhorancës. Mbyllja e dosjes dhe ndarja e saj nga gjykimi i kushërinjve dhe pjesës tjetër të bandës së tij ishin disa prej ‘detyrave’ që Prela i ekzekutoi me sukses.
Fakti që te Unaza e re janë konsumuar një sërë veprash kriminale dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka hapur asnjë proces hetimor deri më tani e bën Prelën një ‘aset’ shumë të çmuar për Edi Ramën.
Dhe çështja e fundit! Përgjimet për vjedhjen dhe blerjen e votave në të gjithë vendin. Prova konkrete dhe të qarta se si krimi i organizuar ka manipuluar zgjedhjet ën favor të Ramës dhe Rilindjes dhe prokuroria nuk lëviz asnjë gisht.
Ndaj Donika Prela nuk mund të dalë më para shqiptarëve dhe të bëjë show dhe spektakël. Kur nuk ndërhynin italianët, drejtuesit shpirtërorë të saj e mbushën Shqipërinë dhe të gjithë Evropën me drogë dhe ishin protagonistët e periudhës më të zezë të vendit në drejtim të rendit dhe zbatimit të ligjit.