Denoncimi i Berishës rezulton i saktë, del video e policit

Tuesday, 12 February 2019 22:45

Këtë të marte ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në “Facebook” një rast të tentativës së përdhunimit të një studenteje në fakultetin Juridik të Shkodrës nga një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Berisha i referohet mesazhit, sipas tij të nisur nga një student i këtij universiteti i cili i shkruan se prej dy ditësh një polic i veshur civil ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë.

Madje sipas tyre ka ngacmuar edhe një pedagoge të këtij fakulteti. Në një video të tyre të siguruar nga “BalkanWeb” studentët pretendojnë se efektivi është futur në tualetin e fakultetit ndërsa thuhet se ka qenë i armatosur.

Video

Login to post comments