Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale, ja fotot e shqiptarëve të arrestuar

E mërkurë, 13 February 2019 09:46

Katër grupe kriminale të shkatërruara në 26 operacione dhe 27 të arrestuar në total, ishte ky rezultati i bashkëpunimit dyvjeçar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me Prokurorinë e Leçes. Mediat italiane kane publikuar fotot e te arrestuarve, shumica e te cileve jane shqiptare. 

Ndërkohë, hetimet sollën sekuestrimin e rreth 9 tonëve drogë, të llojit kanabis sativa. Hetimi ka nisur në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy prokurorive, e firmosur në dhjetor të 2016-ës, për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike nga grupet kriminale shqiptare që kultivonin kanabisin dhe e nisnin në drejtim të Italisë nëpërmjet rrugës detare, por jo vetëm

“Në kuadër të hetimeve janë ekzekutuar 26 operacione, ku janë sekuestruar rreth 8 tonë e gjysmë kanabis e 10 kilogramë kokainë e heroinë, si dhe mjaft armë e municione. Janë arrestuar në flagrancë 36 persona dhe janë vënë nën hetim të lirë 90 persona të tjerë”, tha Prokuroria. Në kuadër të këtyre hetimeve, nga autoritetet shqiptare është regjistruar procedimi penal numër 274/ 2016 për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

OPERACIONET

Operacioni i koduar “Lulet e Pranverës” është shtrirë në disa drejtori Vendore të Policisë së vendit, si Durrës, Vlorë dhe Lezhë. Hetimet në Shqipëri janë drejtuar nga prokurorët Pranvera Pustina dhe Përparim Kulluri në bashkëpunim me homologët italianë të Prokurorisë së Leçes.

Nga operacionet e zhvilluara në kuadër të kësaj marrëveshjeje të përbashkët, rezulton se: Në datën 10.02.2017, në vendin e quajtur Godull Adriatik, është gjetur dhe sekuestruar mjeti lundrues gomone dhe në një distancë prej 1600 metra larg saj, është gjetur sasia prej 1,6 tonë lëndë narkotike e llojit canabis sattiva. Më datën 26.02.2017, në Cavallino Brindisi, është sekuestruar sasia prej 996 kg marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria. Nga ana italiane është bërë arrestimi i disa personave në Itali, ndërsa në Shqipëri janë identifikuar shtetasi shqiptar Eduard Sallaku dhe shtetasi italian Donato Carlucci, si autorë të kryerjes së veprës penale.

Këta shtetas janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përkatësisht me 12 dhe 13 vjet burgim. Në datën 05.04.2017, në vendin e quajtur Gjiri i Lalzit, është sekuestruar mjeti lundrues motoskaf, i dyshuar se do të kryente transportimin e një sasie tjetër të lëndës narkotike nga brigjet shqiptare për në Itali.

Në këtë datë janë arrestuar shtetasit italianë Gianfranco Mairano dhe Donato Carlucci, skafistët që kishin për qëllim transportin e lëndës narkotike, të siguruar nga shtetasi Eduart Sallaku. Në datën 02.06.2017, është sekuestruar mjeti lundrues gomone, rreth një kilometër në brendësi të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Në brendësi të saj, është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 685 kg e 100 gramë canabis sattiva. Për këtë episod, është arrestuar shtetasi Dino Abazi.

Ne Shqiperi

1.Denis Pashaj 33 vjeç
2- Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç
3- Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4- Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç
5- Bilal Kabello 34 vjeç
6- Kujtim Elmazi 58 vjeç
NË ITALI:
1- Dorian Alikaj 34 vjeç
2- Altin Avduramani 46 vjeç
3- Ajet Çepaj 50 vjeç
4- Klaudio Fani 34 vjeç
5- Artur Malo 35 vjeç
6- Raul Zenunaj 40 vjeç
7- Giancarlo Desimone
8- Gianfranco Conestabile
9- Salvadore Santoro
10- Francesco Tarantini
11- Giuseppe Vanatagiato

DINO ABAZI

DINO ABAZI

DORIAN ALIKAJ
DORIAN ALIKAJ
ALTIN AVDURAMANI
ALTIN AVDURAMANI
LUKA BEQIRAJ
LUKA BEQIRAJ
AJET CEPAJ
AJET CEPAJ
 KUJTIM ELMAZI
KUJTIM ELMAZI
KLAUDIO FANI
KLAUDIO FANI
NERTIL GERRA
NERTIL GERRA
ARBNOR HOXHAJ
ARBNOR HOXHAJ
 BILBIL KABELLO
BILBIL KABELLO
ARTUR MALO
ARTUR MALO
KRISTIAN NUREDINAJ
KRISTIAN NUREDINAJ
DENIS PASHAJ
DENIS PASHAJ
ARBEN PAZI
ARBEN PAZI
EDUART SALLAKU
EDUART SALLAKU
BERNARD TAHIRAJ
BERNARD TAHIRAJ
ELVIN XAMO
ELVIN XAMO
ERJON XHELILI
ERJON XHELILI
ZENUNAJ RAUL
RAUL ZENUNAJ
XHELILI FATMIR
FATMIR XHELILI
RAUL ZENUNAJ
RAUL ZENUNAJ
Login to post comments