Bashkëqeverisja me qytetarët, fiasko e radhës e Ramës në Mirditë !

E mërkurë, 13 February 2019 11:18

Nga Mark Ruci

Sa here kryeministri Rama vjen ne Mirdite , për bashkëqeverisjen me qytetaret apo për inspektuar vazhdimin e ndonjë projekti , vihet ne lëvizje gjithë Bashkia, për te riparuar difekte te dukshme , siç janë gropat e rrugëve kryesore nga hyrja qytetit Reshen , segmenti kryqëzim - posta - presidenti , tashme te zëvendësuar me beton !!!
Ne vëmendje te miqve , ju bej me dije se ne dy rastet e vizitave te Rames ne Mirdite , janë shtruar gjate natës segmenti Hyrja ne autostrade - ura Fanit dhe fasadat e spitalit Rreshenit !!
Situata te tilla janë pritur me humor nga qytetaret e Rrëshenit dhe te kujtojnë periudhe e komunizmit para vizitave te diktatorit , ku behej gati gjithçka për te treguar se pushteti është ne lartësinë e detyrave te ngarkuara ?!!!
I mjerueshem ky zell i tepruar , me nota servilizmi te tejskajshëm , i pushtetarëve vendore !!!
A nuk kane kohen e duhur strukturat bashkiake te veprojnë me pare për mirëmbajtjen e rrugëve , shesheve dhe trotuareve , gjate gjithë vitit ?!!
A ka fonde te destinuara për mirëmbajtjen e rrugeve , shesheve dhe trotuareve ?!!
Kam përshtypjen se mungesa e planifikimit te fondeve apo ndryshimi destinacionit tyre per nevoja te ndryshme , ka çuar ne kete situate kaotike te infrastrukturës ne qytetin e Reshenit , ndonese jane hedhur miliarda leke per projekte te mëdha pa ndikim ne zhvillimin ekonomik te Mirdites !!!
Resheni mund te konsiderohet si nje qytet me kontrast te dukshem , mes “ shkëlqimit “ te nje sheshi , 2 miliardësh dhe nje gjendje katastrofave te trotuareve dhe rrugeve ?!!!
Planifikohen ne buxhet fonde per mirëmbajtjen e lulishteve dhe pastrimit qyteteve , por Bashkia nuk likuidon sipërmarrësit e ketyre shërbimeve për 10 muaj rradhazi ?!!!
Drejtim kaotik , qe ka sjellur nje situate te përkeqësuar financiare dhe po ndikon dukshëm ne uljen e performances se Bashkise ne raport me sherbimet karshi komunitetit !!!
Kryeministri Rama do shoqërohet dhe nga ish - Ministria Arsimit Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Ndrec Dedaj , per te bashkëbiseduar me mirditoret ne show-in e radhës , por jo me entuziazmin e propagandës me zë te larte , fashitur nga protestat e studenteve dhe jo me kokën lart , por ulur , nga protestat popullore dhe te opozitës ne gjithe Shqipërinë !!!
Një fiasko e vërtetë , për trion , Rama -Nikolla - Deda mbeten , mos përmbushja e premtimeve elektorale te qeverisjes qendrore e vendore , qe do te ndikonin ne zhvillimin ekonomik ne Mirdite , qe japin modelin e politikaneve qe mashtrojne elektoratin dhe nuk realizojnë kontratën me komunitetet !!!
Tashme përpjekjet e sforcuar te Rames , per te larguar vemendjen nga protestat dhe skandalet e përditshme te qeverisjes tij , janë te dështuara pasi pritet nje tronditje tjeter , e forte me 16 Shkurt 2019 , ku dhe mirditoret do te kontribuojnë fuqishëm , per rrëzimin e qeverisjes !!!

Login to post comments