Nuk është peshk i vogël Erion Veliaj

E mërkurë, 13 February 2019 16:45

Akuzat që politikani i lartë nga Kosova, deputeti i LDK-së, dhe biznesmeni Ramiz Kelmendi i ka bërë Erion Veliajt janë veçse konfirmim i punës së tij të përditshme, gjobave që ua vëne ndërtuesve dhe biznesit në Tiranë, por në rastin e z. Kelmendi, këtu del në pah dhe urrejtja që ai ka ndaj qytetarëve shqiptarë nga Kosova. Kishte kohë që akuza të tilla nga zyrtarë kaq të lartë si ish-zëvendëskryeministri i Kosovës dhe biznesmenë të suksesshëm nuk ngriheshin kaq publikisht ndaj zyrtarëve të Rilindjes. Më herët ishin hapur denoncimet ndaj Ramës për lejet e ndërtimit, sot radha është ndaj Veliajt.

Më këtë sjellje të Veliajt, del në pah urrejtja e zyrtarëve të Rilindjes madje dhe me përgjigjet e tyre skandaloze që kthejnë ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të Kosovës ky synojnë ti zhvlerësojnë dhe ofendojnë vëllezërit dhe motrat vetëm e vetëm për ti shpëtuar denoncimit dhe akuzës që ngrihet mbi të.  Vjedhjet e Erion Veliajt duhen hetuar thellë nga organi i akuzës, pasi nuk janë çudira treditore.  Llaxorja e Tiranës që nuk lë njeri pa fyer si rasti i Ramiz Kelmendit duhet çuar para drejtësisë si një nga peshqit e mëdhenj që po kërkojnë dhe ndërkombëtarët që të jap llogari për vjedhjet dhe grabitjet që po iu bën qytetarëve të Tiranës. Drejtësia duhet të reagojë sa nuk është vonë!. 55news

Login to post comments