U gjet në ferra, gruaja në Tiranë dyshohet se është vrarë

E Enjte, 14 February 2019 09:22

Gruaja e gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur pranë liqenit të Sharrës në Tiranë dyshohet se është vrarë me mjete të forta.

Në pjesën e kokës të viktimës janë konstatuar shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta.

 

Gjithashtu pas këqyrjes se trupit janë gjetur edhe 3 plagë plumbi në trupin e viktimës dhe dyshohet se është qëlluar 3 herë me armë zjarri.

Trupi i 45-vjeçares është gjetur pranë një ferre nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

“Rreth orës 08:18, pranë liqenit të Sharrës është gjetur një trup i pajetë, i gjinisë femër, e moshës rreth 40-45 vjeçe. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e trupit të pajetë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Login to post comments