Nga Lefter Kostenja (Gështenja)
E habitshme , as në vitin '90 në kohën e Ramizit nuk bëheshin këto lloj manovrash për pengimin e protestave. Nuk di kush ka qenë institucioni që e ka marrë këtë vendim ARRSh apo Policia Rrugore , që paska gjykuar që periudha më e mirë për bllokimin e rrugëve kryesore qenka pikërisht fundjave? Dhe pikërisht kjo fundjave që përkon dhe me protestën e 16 shkurtit.
A nuk ishte e bllokuar rruga Tirane-Durrës për disa ditë me radhë?
Madje në dy periudha të ndryshme njëherë për riparimin e shtresave asfaltike, pastaj për prishjen e tyre dhe ndërtimin e tombinove .
A nuk ishte e mundur që këto punime të kryheshin paralelisht me punimet e tjera?
Nuk mjaftojnë me bllokimin e aksit Tirane Durrës të mjeteve që vijnë nga Jugu por bllokojnë edhe hyrjen e mjeteve që vijnë nga Veriu aksin Tiranë- Kamëz.
Po pse nuk po bllokoni dhe aksin Tiranë- Elbasan për ndonjë riparim të mundshme?
Lehtësisht e shpjegueshme .... shtet rrumpallë...
Frikë nga protesta popullore e 16 shkurtit.
Asgjë nuk e ndal popullin kundër kësaj qeverie..
Bashkë me 16 shkurt për ti dhënë fund kësaj qeverisje të shkërmoqur.. Autori eshte kreu i deges nr.7 se PD, Tirane