Rama tensionon situatën, urdhëron policinë të mos japë lejen për protestën e të shtunës

E Enjte, 14 February 2019 17:00

Mes Partisë Demokratike dhe policisë së Tiranës ka pasur 4 korrespondenca dhe replika por situata nuk ka ndryshuar.

Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, PD njofton policinë se protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të kryeministrisë, rrugë në të cilën mjetet lëvizin nga RTSH drejt bulevardit.

Në korrespondencat me policinë, Partia Demokratike argumenton se vendimi për refuzimin e lejes është arbitrar dhe pa asnjë bazë ligjore.

“Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para kryeministrisë, Lulishtja tek piramida dhe rruga “Ismail Qemali”. Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi, sqaron PD.

Në shkresën e policisë thuhet se refuzon që të japë leje për protestën e opozitës në dy prej hapsirave të kërkuara, në sheshin para Piramidës dhe në rrugën që ndan Kryeministrinë me Hotel Rogner. Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”.

Por Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, e ka konsideruar të pabazuar në ligj përgjigjen e policisë.

Duke marrë shkas nga përgjigjja e policisë së Tiranës, opozita i ka kujtuar policisë se në Lulishten para Piramidës, Partia Socialiste ka hapur fushatën për zgjedhjet e Qershorit 2017, duke vënë në dukje se refuzimi për opozitën ka arsye politike dhe jo ligjore dhe për këtë arsye Partia Demokratike nuk do ta marrë në konsideratë.

Modifikuar më E Enjte, 14 February 2019 17:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...