Vendimi për Dajtin, policia kontrolle në banesat e gjyqtarëve

Premte, 15 February 2019 07:59

Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda  ka nisur procedim penal. Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliaj gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë,  dhe shpërdorim të detyrës.

Report Tv mëson se nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve

Kontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni po ndodh në këto momente në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre Gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit..

Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë dy gjyqtarët që vendosën të mos jenë pjesërisht kundër për të pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit.

Më herët ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar shkarkimin e tre gjyqtarëve, ndërsa ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se do të bëjë gjithçka për ta zhbërë atë vendim duke e quajtur një akt korruptiv "nga gjyqtarë kriminelë veshur me kostum". 

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...