Qeveria mblodhi plaçkat, ikën për Vlorë në mesnatë

Premte, 15 February 2019 09:03

-Disa ministresha të bukura, emëruar kohët e fundit, kanë bërë gati valixhet për të qëndruar gjatë në “ekzil” nisur edhe nga ikja e kryeministrit drejt Vlorës, pra që të mos përballen me protestuesit ditën e shtunë, pasi liderët Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se me datë 16 shkurt kryeministrin e rrëzojnë, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën si kryeministër.

Që diçka e madhe do të ndodhë nesër në Tiranë, kjo ndihet nga atmosfera në rrethet e vendit dhe kryesisht në Tiranë. Por edhe nga deklaratat e njëpasnjëshme të ambasadave kryesore në kryeqytet. Dhe si për t’i hedhur paksa “benzinë” zjarrit të protestës mbërriti mbrëmë edhe deklarata publike e Presidentit të PPE, Joseph Daul, që mbështet hapur protestën e opozitës dhe bën thirrje që qeveria të mos vjedhë apo blejë votat me bandat.

Ndërkohë paradite ndodhi një ngjarje që pushtoi rrjetet sociale, pasi nënkryetari i parlamentit deputeti Edi Paloka spërkati me bojë portretin e acaruar, nga pragprotesta, të kryeministrit Rama. Ngjyrosja e kryeministrit ishte një akt personal i deputetit Paloka, ndonëse ai më vonë u mundua ta kthente si një flamur popullor antiqeveritar, por e verteta mbetet sipas ish-ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj se Edi Paloka i ktheu reston e ironisë dhe sulmeve, Edi Ramës. Kjo spërkatje me bojë e kryeministrit ndau në dy kampe edhe njerëzit në rrjetet sociale, duke e kthyer bojën në një “bombë” e cila pritet të hidhet nesër në sheshin para kryeministrisë në protestën e paralajmëruar të opozitës. Pjesmarrja në ditën e nesërme pritet të jetë shumë e madhe në numër, çka të huajt të cilët po monitorojnë, do të raportojnë se nga cila anë rëndon pesha e së drejtës. Nga ana e tij kryeministri, i acaruar nga boja në fytyrë dhe në trup, ka vazhduar sulmet dhe ironitë ndaj opozitës, por brenda reagimit ndjehet ankthi kryeministror i ditës së shtunë. Fakti që kryeministri shpërngulet që sot në Vlorë, duke nisur pararojën e tij ish-ministrin Gjiknuri për mobilizimin e një mitingu në Vlorë, po nesër, tregon se në thelb ky është një antimiting dhe lojë që të spostojë vëmendjen e publikut dhe të medias nga Tirana, ku pritet të plasi keq, drejt qytetit bregdetar. Si rregull kryeministri duhet të qëndrojë në zyrën e tij, pavarësisht se protestuesit do të jenë në bulevard, poshtë zyrës së tij, ku të revoltuarit ndaj qeverisjes, nesër mund të kenë dëshirë ta vizitojnë zyrën e tij me piktura.

Informacionet, që nuk mungojnë nga strukturat e ministrisë së brendshme, tregojnë se moria e njerëzve nesër do jetë më e madhja e këtyre vitëve, bile mendohet se mund të jetë pas pritjes së ish-sekretarit amerikan Bejker në vitin 1991. Protesta nuk do jetë e butë apo e qetë, faktet po paralajmërohen dhe vetë nga PS dhe qeveria. Ndaj nga frika e përballjes në Tiranë, kryeministri dhe qeveria e tij kanë mbledhur plaçkat duke rendur drejt qytetit të Vlorës. Nga dje qyteti bregdetar ka shtuar masat e sigurisë për kryeministrin që ka ngritur “tendën” në këtë qytet në pritje të zhvillimit të vrullshëm në kryeqytet me datë 16 shkurt. Përveç ministrit të brendshëm Sandër Lleshi, i cili edhe si mirditor nuk e braktis detyrën, të tjerët, nisur nga kryeministri kanë paketuar plaçkat, bagazhet dhe valixhet e kanë udhëtuar natën rrugës për në Jug të vendit. Disa ministresha të bukura, emëruar kohët e fundit, kanë bërë gati valixhet për të qëndruar gjatë në “ekzil” nisur edhe nga ikja e kryeministrit drejt Vlorës, pra që të mos përballen me protestuesit ditën e shtunë, pasi liderët Basha dhe Kryemadhi kanë deklaruar se me datë 16 shkurt kryeministrin e rrëzojnë, duke kërkuar një qeveri tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën si kryeministër.

Mësohet se për të penguar ardhjen e protestuesve policia ka filluar bllokimin e shumë akseve kombëtare, gjë që do të sjellë konfrontime të shumta, e vetëm sa do ti acarojnë me shumë ku ti afrohen kryeministrisë. Ndërkohë kryeministri ka urdhëruar sjelljen e një numri jashtëzakonisht të madh me forca policore, diku te 7 mijë veta për të mos lejuar rrethimin e butë prej protestuesve të godinës së kryeministrisë. Por kjo mënyrë dhe përballje me trupa policore mund të sjellë përplasje të dhunshme, dhe nuk dihet se si do përfundojë.

Liderët e opozitës kanë deklaruar se me datë 16 shkurt do vendosë vetë populli. “Ne as nuk i nxisim por as i ndalojmë”, tha Edi Paloka për një emisioni televiziv.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...