Xhelal Mziu pret ambasadorin e Hungarisë,  Lòránt Balla: Ja për çfarë do ta ndihmojmë Bashkinë Kamëz

Premte, 15 February 2019 10:58

Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu pati një takim me ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, z. Lòránt Balla prej të cilit mori garancinë për bashkëpunime konkrete në fusha të ndryshme.
Në këtë takim z. Mziu bëri një rezyme të zhvillimeve pozitive të  ndodhura në Kamëz pas vitit 2007, ndërsa u fokusua tek disa çështje më kryesore konkrete që kërkojnë ende zgjidhje ku pavarësisht përpjekjeve të bashkisë, është ndeshur në arrogancën e qeverisë për mosbashkëpunim.  
Në bashkëbisedim doli në pah përmirësimi i infrastrukturës ndër vite dhe progresi që është bërë tashmë nëpërmjet investimeve në çdo lagje të qytetit Kamëz dhe Paskuqan nga bashkia.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu theksoi  se 60%  e buxhetit të bashkisë shkon për investime dhe kjo ndodh si në asnjë bashki tjetër në Shqipëri.  Binjakëzimet që ka bërë Bashkia Kamëz ndër vite me qytete të ndryshme dhe përfitimet që ka marrë prej tyre ishte një nga temat që u diskutua gjatë. Nëpërmjet binjakëzimit me qytetin Jena të Gjermanisë, kanë bindur Këshillin e Evropës të financojë ndërtimin e shkollës Profesionale Kamëz, shkolla më e mirë profesionale në Shqipëri. Ndërmjet binjakëzimeve përveç shkëmbimit të eksperiencave, bashkia ka përfituar nga IPA Adriatik makineri për pastrimin e qytetit. Pjesë shumë ë rëndësishme e bashkëbisedimit ishte diskriminimi politik i vazhdueshëm i qeverisë ndaj Kamzës dhe problemet me të cilat ndeshet bashkia, për shkak të këtij diskriminimi. Problem mbetet arsimi, pasi sot në Kamëz nuk ka çerdhe dhe kopshte mjaftueshëm, kështu që 50% e fëmijëve nuk shkojnë në kopshte. Problematikë mbetet edhe furnizimi me ujë i qytetit, pasi në këto momente furnizohen me ujë vetëm 60% e qytetit. Tregu i qytetit dhe kanalizimet ishin pjesë e diskutimit që mbeten problematikë për qytetin e Kamzës. Mosfinancimi i asnjë projekti të Bashkisë Kamëz është diskriminim i hapur politik që i bën qeveria Rama qytetarëve të Kamzës. Rasti i veçantë është që Bashkia Kamëz është e vetmja njësi vendore që zyrat e punës së Kamzës i kanë dërguar në Tiranë dhe kjo është shumë shqetësuese.  Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, z. Lòránt Balla i premtoi kryebashkiakut Mziu bashkëpunim në fusha të ndryshme, konkrete siç janë fusha e kulturës, binjakëzimi me ndonjë qytet të Hungarisë, bursa për të rinjtë e Kamzës si dhe ardhjen e disa përfaqësues të ujësjellësit të Hungarisë në Shqipërinë, veçanërisht në Bashkinë Kamëz etj. Me kryesorja ishte edhe premtimi i marrë nga Mziu për ndërtimin e një çerdhe në Kamëz.

Modifikuar më Premte, 15 February 2019 11:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...