U kapën me 8 kg marijuanë, arrestohen dy shqiptarët në Igumenicë

Diel, 17 February 2019 11:03

Tetë kilogramë marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Iguemnicë, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë të moshës 22 dhe 31 vjeç, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

 Sipas informacioneve të marra, ndalimi i tyre u bë para se të hipnin në një autobus të linjës Igumenicë-Athinë, ndërsa droga ishte e ndarë në 4 pako me peshë 7 kg 990 gram. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 2 celularë të shqiptarëve, të cilët mësohet se kishin kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër.

Login to post comments