Ish-ministri i Ramës: Çdo opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Bashës për djegien e mandateve

Diel, 17 February 2019 16:47

Pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegje të mandateve si zgjidhja e fundit e mbetur përballë kryeministrit Rama, ka reaguar edhe ish ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, juristi I njohur shprehet se, çdo opozitar duhet ti bashkohet nismës së kreut të selisë blu.

“Cilido që është opozitar duhet të bashkohet me propozimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet e këtij parlamenti monist”, shkruan Manjani.

Më herët, perms një dalje për mediat, kreu I PD-së Lulzim Basha u shpreh se: “Kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve tanë”.

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 16:53
Login to post comments