Prokurori nr.1 në Itali i frikësohet Mafias shqiptare: E fortë, e egër dhe aleate me Ndrangheta-n

Diel, 17 February 2019 21:54

Prokurori i Catanzaro-s Nicola Gratteri, zyrtari kryesor italian në luftën kundër familjeve kalabreze, pjesë të Ndrangheta-s, mendon se mafia shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë terren në Itali dhe është kthyer në një aleat me rëndësi për organizatën mafioze kalabreze.

“Mafia e cila po fiton terren është ajo shqiptare, e fortë e egër dhe aleate thuajse kudo me Ndrangheta-n. Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, tha prokurori gjatë një leksioni në Universitetin e Kalabrisë, raporton Il Quotidiano del Sud.

Prokurori Italian është shprehur se, ekziston një organizatë terroriste mbi shtetet që vepron direkt me mafiet.

Ai jep shembullin e një trafikanti të San Calogero-s, në provincën e Vibo Valentia-s, që nuk pagoi drogën e porositur te kartelet kolumbiane dhe u kap nga terroristët spanjollë të Eta-s.

Login to post comments