Shtyhet seanca në Apel për Shullazin dhe grupin e tij

Tuesday, 19 February 2019 09:43

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Apelit për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqon, Endrit Zelen dhe Blerim Shullazin.

Seanca gjyqësore është shtyrë pasi mungonin dy nga avokatët mbrojtës të të pandehurave, ndërsa seanca e radhës pritet të zhvillohet pas dy javësh.

 

Gjithashtu Prokurori i Apelit për Krime të Isa Jata, do vazhdoj ta ndjekë këtë proces për arsye se Artan Bajrami u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

 

Kujtojmë se 2 muaj më parë Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.

Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Login to post comments