Prokuroria kërkon burg për jëtë për autorin e masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj. Dosja e porkurorosë për autorin e masakrës së Selenicës ka kaluar në Gjykatën e Vlorës.
Mësohet se prokurori Saimir Smaka kërkon burg përjetë për Ritvan Zykajn. Në 10 gusht 2018, Ritvan Zykaj vrau 8 anëtarë të një familje në Selenicë.
Në fshatin e tij ai njihej si një person problematik por nga posedimet disa herë nga policia si person i dyshuar për vjedhje ai asnjëherë s’ishte dënuar.
Armën e krimit tip kallashnikov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagëtive.
Nga dëshmitë e tij në polici, Zykaj është shprehur se e kreu aktin e rëndë, pasi njëra nga viktimat e kishte akuzuar atë për vjedhjen e disa pulave.
Viktimat:
1-Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3-Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4-Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5-Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6-Ledjon Zykaj 9 vjec (Djali i Besimit)
7-Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8-Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)