Tendera e korrupsion nga bashkitë – 2018, KLSH: Dëmi 140 milionë dollarë, 36 persona në prokurori

Tuesday, 19 February 2019 15:45

Tenderat dhe shpërdorimi i detyrës janë shkaktarët kryesorë të një dëmi prej afro 140 milionë dollarësh të shkaktuar gjatë vitit 2018 nga njësitë vendore në gjithë vendin. Shkak për të cilin, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përgatitur dhe dërguar në organin e prokurorisë 8 kallëzime penale, për 36 persona, 8 Indice për kallëzim penal dhe 1 vlerësim për kallëzim penal. Të dhënat vijnë përmes analizës vjetore të punës së këtij institucioni, i disponuar nga Scan.

Masa e dëmit ekonomik, si dhe për të ardhurat e munguara ose shpenzimet jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficiencës dhe efektivitetit arrijnë në shumën 15,3 miliardë lekë.

Në listën e personave të kallëzuar penalisht përfshihen Drejtues të nivelit të lartë të njësive të vetëqeverisjes vendore (Kryetar Bashkie), drejtues të mesëm, specialist të administratës dhe ish të zgjedhur vendore (Ish-Kryetar Komunash), për konsumimin e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” me efekte financiare, të shprehura në dëm ekonomik me vlerë 166,797 mijë lekë. Në dy raste (Bashkia Belsh dhe Rrogozhinë) është bërë kallëzim penal edhe për konsumimin e veprave penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...