Një e qeshur e paparë ka pushtuar sot në gjyqin e protestuesve të 16 shkurtit, që janë arrestuar për dhunë tek Kryeministria. Nuk dihet sesi Policia e ka peshkuar në rrjetën e vet edhe një person që nuk kishte pasur lidhje protestën.
Me zërin e trembur, ndryshe nga gjithë të arrestuarit e tjerë që deklaronin me krenari se kishin qënë në protestë kundër qeverisë, qytetari në fjalë nguli këmbë gjithë kohën se kishte qënë “me babën tek shpija”.
Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shpia.
Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?
Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shpia! Kam punën time! As kam qenë në protestë fare!
Gjyqtarja: S’ke qenë në protestë?!
Qytetari: Nga Policia më është konfirmu se 'ke qenë në protestë'!!!
(Të qeshura të papërmbajtura shpërthejnë në sallë edhe nga të arrestuarit. Ndiqni videon.)