Autoritet Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë përfunduar punimet brenda afatit në trupin e rrugës tek dy tombinot të lokalizuara në afërsi të zonës së Qafë Kasharit.
Sipas ARRSH-së rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në Autostradën Tiranë-Durrës është normal me 2 korsi në të dyja drejtimet.
Aktualisht po punohet jashtë trupit të rrugës për përfundimin e pusetave në hyrje dhe në dalje të tombinove.