VIDEO/ Landfilli i Sharrës, Erion Veliaj aty ku vret edhe vjedh

E mërkurë, 20 February 2019 10:51

Për të hedhur mbetjet inerte në landfillin e Sharrës, kompani të ndryshme ndërtimi, kanë kontraktuar kamionë për të realizimin e këtij procesi. Ndërkohë, ashtu siç dihet, ky landfill është i vetmi vend në të gjithë kryeqytetin ku lejohet hedhja e dherave, apo materialeve që mbeten pas ndërtimeve. Kompanitë duhet të paguajnë një shumë prej 480 lekësh për tonë, apo rreth 100 euro për kamion. Pagesën duhet ta kryejnë edhe individë, të cilët kontraktojë mjete të tonazhit të ulët apo te lartë për zhvendosjen e mbetjeve inerte pas kryerjeve të punimeve të ndryshme në ambiente private. Tarifa është vendosur nga kompania “Integrated Energy B. V” e cila prej vitit 2017 ka fituar për 30 vjet koncesionin e menaxhimit të mbetjeve të gjithë kryeqytetit.

 Tarifa

News24 ka arritur të mësojë se Bashkia e Tiranës është njoftuar dhe e ka pranuar propozimin e koncesionarit për të caktuar atë tarifë. Të gjithë këto fakte ngrenë dyshimet për një aferë në favor të vetë koncesionarit. Në bazë të kontratës së nënshkruar me Ministrinë e Mjedisit, kompania, e cila do të ndërtojë edhe inceneratorin, do të paguhet nga Bashkia e Tiranës me një shumë prej 29 eurosh për çdo tonë mbetje organike që depozitohet në landfill, nga mjetet që merren me pastrimin e kryeqytetit.
Shtesat për qytetarët
Tani përpos kësaj shume, individë, apo kompani të ndryshme, të cilat e paguajnë një herë taksën e pastrimit do të duhet të paguajnë një tarifë prej 480 lekësh për çdo tonë mbetje të dërguar në Sharrë.
Dhe nuk mbaron me kaq. Bashkia e Tiranës me anë të Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit Mjedisor nuk i lejojnë kompanitë që të mund t’i depozitojnë mbetjet ndërtimore apo dherat në vende të tjera me një çmim më të ulët. Madje as të mund t’i shesin ato për llogari të kompanive të tjera që mund të kenë nevojë për dherat e përfituara nga hapja e gropave të ndërtimit. Penalitetet e përcaktuara nga autoritetet nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se i drejtojnë mjetet për në Sharrë, aty ku kompania koncesionare e shndërruar tashmë në monopoliste, do të vjelë para të tjera, përpos shumës së madhe që i paguan çdo muaj bashkia e kryeqytetit. Ndërkohë që tarifat sigurisht bien në kurriz të konsumatorëve.

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 11:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...