Listat e dyqaneve të Kurbinit, me 21 shkurt t'i dorëzojmë ne sallën e parlamentit!

E mërkurë, 20 February 2019 18:24

Nga Elton Laska

Deputeti Dashamir Shehi, në një deklaratë të pak kohëve më parë, duke komentuar një raport të Bankës Botërore, që fliste për rritje ekonomike të Shqipërisë, me një gjuhë të thjeshtë, argumentoi se si e di një Indian i Bankës Botërore, si ia del të mbyllë muajin një qytetar në Burrel.
Kaq mjafton për të kuptuar se realiteti i shifrave dhe statistikave, nuk përputhen me atë të qytetarëve të Burrelit, Mirditës, apo Kurbinit.

Teksa Ahmetaj dhe pasardhësja e tij, Anila Denaj, flasin për rritje ekonomike, unë në Kurbin, deri më tani, kam konstatuar vetëm rritje të bizneseve, që po falimentojnë, kryesisht ato të vogla, pasi të flasësh për biznese të mëdha në Kurbin, është luks.
Dyqanet e ushqimoreve në qytetin tim dhe rrethinat e tij, më shumë se sa produkte ushqimore, kanë fletore me lista, ku qytetarët shënojnë emrin, pasi nuk kanë para të paguajnë bukën e përditshme.
Tregtarët e vegjël, këta heronj të kohëve moderne, kanë vendosur të sakrifikojnë ekonominë e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të mos lënë qytetarët të vdesin për bukën e gojës.

Në Laç, ka me dhjetëra familje, ku asnjë prej kryefamiljarëve nuk është në punë dhe e vetmja e ardhur, janë ndihmat nga të afërmit në fshat ose në kurbet.

Varfëria ka nënshtruar kurbinasit fisnik. Nuk e di a e imagjinoni një komunitet, që i ka mbijetuar ndër shekuj pushtuesve barbarë, për 50 vite komunizmit, sot të ulë kokën nga skamja, që ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të përfaqësuesve politike.

Ky realitet është në Kurbin, por edhe në Mirditë, Lezhë, Pukë, Kukës, Tropojë, Dibër, Has e Bulqizë e rëndomt nëpër Shqipëri. Teksa paria e Tiranës jeton e zhytyr në luks e krim, shqiptarët e thjeshtë jetojnë të zhytyr nën kthetrat e varfërisë.

Kjo është arsyeja kryesore se përse me 21 shkurt, ne shqiptarët e thjeshtë duhet të bëhemi zotër të fatit tonë dhe t'i tregojmë kësaj kaste politike, se nuk do ta lejojmë të na shkatërrojë të ardhmen, të na shesë atdheun, liria e të cilit është paguar me gjak.
Të gjithë ata tregtarë Kurbinas dhe nga mbarë Shqipëria, listat e borxheve të ushqimeve duhet t'i dorëzojnë përpara Kuvendit, pasi ato vlejnë me shumë se çdo statistikë e Bankës Botërore dhe e INSTAT-IT të Rilindjes.

 

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 18:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...