VIDEO/ Mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës, policia ngre postoblloqe: Po bëhen presione

E Enjte, 21 February 2019 08:44

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm drejt Tiranës janë nisur mijëra qytetarë për protestën e opozitës që do të mbahet përpara Parlamentit.

Në shumë prej qarqeve të vendit numrat janë të njëjtë me ata që ishin të pranishëm në protestën e 16 Shkurtit, edhe pse sipas drejtuesve të PD-së mbi qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të transportit ka pasur presione. Ky ka qenë denoncimi i bërë nga kreu i PD-së në Shkodër Xhevdet Amuli.

‘’Pavarësisht se shumë prej autobusave kanë pasur presione nga policia, pjesëmarrja e sotme është edhe më e madhe se ajo e 16 Shkurtit. Ne kërkojmë rrëzimin e kësaj qeverie, që nuk ka ardhur në pushtet me votat e popullit”, është shprehur Amuli.

Të njëjtin shqetësim ngre dhe kreu i PD-së në Elbasan Eugen Isaj, i cili bën me dije per Fax News se kanë probleme me mjetet e transportit pasi një pjesë të shoferave që transportuan protestuesit herën e kaluar u janë kërkuar dokumentat ne polici. Nisja do të kryhet në pika të ndryshme të Elbasanit dhe një pjesë e madhe do të transportohen me makina private.

Ndërkohë që nisje të qytetarëve ka pasur dhe nga Lezha, Dibra, Kukësi, Fieri, Berati, Gjirokastra, Korça dhe qytete të tjera të vendit. Ndërkohë që nuk kanë munguar as kontrollet e shumta të policisë, të cilët kanë ngritur disa pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qyteteve.

Protesta e sotme ishte parashikuar të niste në orën 10:00, njësoj si me seancën plenare e cila u anullua nga ana e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Sipas tij anullimi bëhej për të shmangur çdo dhunim të institucionit të parlamentit nga ana e protestuesve.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...