Alarmi i OBSH: Shqiptarët po japin shpirt rrugëve

Premte, 22 February 2019 08:08

Organizata Boterore e Shëndetesisë e rendit vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë vdekjesh në aksidentet rrugore.

Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën në rrugë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.

Rrugët në Shqipëri vrasin më tepër se në shumë shtete europiane. Vetëm gjatë muajit janar 15 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga 13 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë.   

 

Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018.  Shkaku kryesor i tyre në 86.5%  të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. 

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhe është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç., raporton Abc.news.  

Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh karahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër  vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Europë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë. 

Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë. 

Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...