“Nga bora në det”! Kaq u desh që të kuptonim se destinacioni i Luana Vjollcës kishte ndryshuar dhe se nga Austria me borë, moderatorja shqiptare fluturoi drejt një vendi ekzotik për të vijuar pushimet e saj me partnerin Krenar Çoçaj.
Bukuroshja shqiptare publikoi sot disa foto mahnitëse nga resorti ku po pushon, duke na bërë xhelozë të gjithëve madje edhe motrën e saj Marina e cila, tani me siguri do jetë duke e bërë block Luanën në Instagram.
E megjithatë pavarësisht fotove, Luana nuk e tregoi destinacionin e saj. Përmes një kërkimi “iconstyle.al” zbuloi se moderatorja ka udhëtuar drejt ishujve Maldive, për të shijuar ditët me diell dhe plazhin e pastër me ujin kristal.
“Iconstyle.al” ka sjell pamjet ku po pushon Luana Vjollca me partnerin Krenar Çoçaj nga, Grand Park Kodhipparu, ku vetëm një natë kushton minimumi 650 dollarë.
Mjaftoi një foto e Luanës nga vendi ku po qëndron, për të kuptuar se çifti ka zgjedhur një vilë luksoze me dlaje në oqean dhe mnë rrjetën e famshme të vendosur për të bërë banjo dielli dhe foto fantastike Instagrami, që mezi po i presim nga Luana.
Ky resort vilash është një ndër më të preferuarit e çifteve të dashuruar dhe i ka të gjitha kushtet, madje edhe palestrën, nëse Luana vendos të ruajë linjat seksi.
Edhe pse 14 Shkurti ka kaluar, kjo duket të jetë një ndër dhuratat me të bukura dhe të merituara që partneri Krenar Çoçaj i ka bërë moderatores këtë muaj.
Më poshtë ju ftojmë të shihni ambientet përrallore ku po pushon moderatorja: Iconstyle.al